Loading...

Festë buzëqeshje, e ngjyra, kështu kanë qenë sot sheshet e qytetit, të tejmbushur nga fëmijet që kanë dalë të festojnë 1 Qershorin.

[sgmb id=”1″]

Festë buzëqeshje, e ngjyra, kështu kanë qenë sot sheshet e qytetit, të tejmbushur nga fëmijet që kanë dalë të festojnë 1 Qershorin. E në kuadër të kësaj dite edhe drejtoria arsimore rajonale Vlorë ka organizuar një sër aktivitetesh, ku  fillimi ka qenë me një tubim të Fëmijëve të shkollave 9 vjecare, të qytetit por edhe të shkollave të rrethit të Vlorës. Fëmijet kanë mbushur bulevardin Vlorë Skelë e ku në shenjë solidartiteti të kësaj dite kanë shkruajtur edhe urimet për këtë dite, ku parulla mbizoteruese ka qenë paqja fillon me buzëqeshje. . Kreu I darë Vlorë Albana Hodaj, ka thënë se kjo është dita e tyre, e fëmijëve e të ardhmes së vendit, dhe  të drejtat e lumurinë e tyre duhet të luftojmë cdo ditë.

Plot ngjyra ka qenë kjo ditë për femijet e qytetit, të cilët në një ditë ndryshe, kanë festuar e gëzuar së bashku.

URIMET E FEMIJEVE

Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, e ku vëmendja  eshtë pikerishte tek fëmijët parashkollor apo në arsimin  9 -vjecar, urimet nuk kanë munguar as nga vet ata për njëri tjetrin . Në këtë ditë fëmijët bëhen qendra e botës dhe aktivitete të shumta u kushtohen vetëm atyre.

Përveçse një ditë festive, në fakt 1 Qershori duhet të jetë edhe një ditë sensibilizimi për të ndalur dhunën dhe abuzimin me fëmijët, sidomos angazhimin e tyre në punë kur janë ende të mitur. Te shumta e te ndryshme kane qene dhe urimet e femijeve, kushtuar njeri tjetrit e pavaresishte ndryshimeve ne urime, femijet kane dhene nje mesazh te gjithe, me shume page e lumturi per cdo femije te cdo kategorie.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com