Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj, i cili një ditë më parë mori lajmin e gezuar pasi kaloi me sukses provën e vështirë të vettingut, sot mori vesh lajmin ndoshta me te trishte te jetes se tij, edhe per nga forma dhe menyra se si ka ndodhur.
Gjyqtari Hallunaj për ngjarjen është njoftuar nga të afërm të tij pasi ndodhej pranë familjes së prindërve në qytetin e Shkodrës.
Kur mori vesh se bashkëshortja e tij ishte vetëvrarë mesditën e kësaj të enjteje duke u hedhur nga kati i tetë i ballkonit të shtëpisë së prindërve, të cilët jetonin një kat sipër së bijës, Hallunaj kishte udhëtuar drejt Shkodrës me vajzën 11-vjeçare për ta dërguar tek prindërit e tij.
Me të mësuar lajmin tragjik ai është nisur në drejtim të Tiranës.