Loading...

Vlorë/Posedonte në banesë armë gjahu pa leje dhe lëndë narkotike, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Strukturat Policore të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të disa informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar ”Fast”.

Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: Ervin.R., 33 vjeç, banues në Grabian, Vlorë. Shtetasit të mësipërm iu gjet dhe iu sekuestrua në banesën e tij në fshatin Grabian, 1 armë gjahu pa leje dhe 245 gramë kanabis në formë çokollate.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprat penale ”Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, dhe ”Prodhim, shitja e narkotikëve”, parashikuar nga nenet 280 dhe 283/1 të Kodit Penal.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com