”3 milionë e 137 mijë vizitorë të huaj e kanë vizituar Shqipërinë gjatë periudhës janar -korrik 2018”, deklaroi sot ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp, me përfaqësues të institucioneve të përfshira direkt në mbarëvajtjen e sezonit turistik, zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë në COD, Klosi tha se ,”muaj gusht pritet të jetë më i frekuentuar pasi pushuesit shtohen më shumë në zonat turistike. Edhe pse moti nuk ishte favorizues dy muaj më parë, statistikat tregojnë se nga janari në qershor, kemi një rritje të numrit të pushuesve me 12.5 % më shumë se një vit më parë. Të dhëna këto zyrtare nga sistemi TIMS i policisë së shtetit”.
”Në korrik të viti 2017 kanë hyrë në territorin tonë 860 mijë pushues ,ndërsa në korrik të vitit 2018 kanë hyrë 1 milionë shtetas rreth 19% më shumë krahasuar me një vit më parë. Hyrjet në aeroport në periudhën qershor- korrik 2017,147 mijë shtetas të huaj po në të njëjtën periudhë të 2018 -ës 192 mijë shtetas të huaj. Pra rritja me një vit më parë është mbi 30%”,u shpreh Klosi.
Ai shtoi se ,”rritja e hyrjes së shtetasve të huaj në periudhën qershor – korrik 2017 krahasuar me po të njëjtën periudhë të viti 2016 ka qenë vetëm 3%, ndërsa në periudhën qershor -korrik 2018 kemi një rritje me 17 % me një vit më parë”. /atsh
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156004637236523/?t=0