Gërmimet arkeologjike që po kryehen në gjurmën e gazsjellësit TAP po nxjerrin në dritë rrënjët e trashëgimisë kulturore shqiptare rreth 6000 vjet para Krishtit.
Në sitin më të madh arkeologjik,, ku janë zbuluar vendbanime të periudhës prehistorike e deri në mesjetën e vonë, si dhe shumë objekte ,janë angazhuar 100 arkeologë.
Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook uron mirëmengjes me pamjet e gërmimeve arkeologjike që po kryhen në gjurmët e gazsjellësit TAP.
”Mirëmëngjes me këto pamje tejet të veçanta nga gërmimet arkeologjike që kryhen në gjurmët e gazsjellësit TAP, ku janë angazhuar 100 arkeologë që po nxjerrin në dritë rrënjët e trashëgimisë tonë kulturore rreth 6000 vjet para Krishtit,ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Nga gërmimi arkeologjik i shpëtimit deri tani janë zbuluar rreth 600 varre, rreth 11 site arkeologjike, të cilët datojnë nga periudha Helenistike, periudha prehistorike (bronzi i vonë), e deri në periudhën Otomane. Këto materiale janë në proces studimi.
Me shumë interes arkeologjik në këtë gërmim është zbulimi i një vendbanimi të periudhës neolitike.
Ndër rajonet ku janë zbuluar më tepër site arkeologjike janë Korça, Berati dhe Skrapari.
Përmes këtij projekti është krijuar mundësia të zbulohen site arkeologjike dhe vendbanime të rëndësishme për njohjen, hulumtimin dhe ekspozimin e trashëgimisë sonë arkeologjike.
Realizimi i gërmimeve arkeologjike, zbulimi i siteve të reja arkeologjike po mundësohet vetëm falë projektit TAP, përgjatë zbatimit të të cilit janë zbatuar kriteret dhe standardet më të larta të zbatimit të ligjit në fushën e trashëgimisë kulturore./atsh
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156003551076523/?t=0