Prokuroria në Ankara ka kërkuar arrestimin e 27 pjesëtarëve të Komandës së forcave detare të Turqisë për shkak të lidhjeve me organizatën terroriste FETO, raporton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin e prokurorisë theksohet se 27 të dyshuarit, në mesin e të cilëve janë tre kolonelë, një nënkolonel, tetë majorë, 12 kapitenë, një toger dhe dy nënoficerë, kanë komunikuar me “imamët” brenda FETO-s.
Thuhet se pesë të dyshuar në mënyrë aktive kryenin detyrën, ndërsa aksioni po zhvillohet në disa qytete turke./atsh