Bukuritë natyrore në Shqipëri janë të shumta, dhe vetëm pak nga to janë para nga syri i njeriut. Të duhet shumë kohë për të parë nga afër të gjitha ato vende që të lënë pa frymë.
Por disa nga vendet mahnitëse i sjell për të gjithë fotografi i njohur, Nëntor Oseku, i cili njihet si eksplorues dhe person që viziton vende mahnitëse, transmeton Indeksonline.
Ai sonte në profilin e tij në Facebook ka publikuar fotografi të realizuara në Kanionin e Holtës, vend ky me pamje mahnitëse, jo larg Tiranës.
Ky është mbishkrimi i Osekut për këtë kanion:
Në kanioni Holtës, i cili ndodhet në zonën e Gramshit, këto ditë bëmë kamping 2 ditor. Gjatë këtij qëndrimi jemi mahnitur nga lindja e diellit dhe rrezatimi i tij në mes të kanionit, si dhe në mbrëmje, reflektimi i rrezeve të hënës mbi sipërfaqen e lumit.
Kanioni i Holtës, konsiderohet një nga bukuritë mbresëlënëse të Shqipërisë, e mori emrin nga lumi Holta.
Kanioni i Holtës, me gjatësi rreth 3 km. me shpatet e luginës që ngrihen deri në i 100 – 150 m, ndërkaq lumi arrin thellësinë deri në tri metra. Kanioni përpihet ndërmjet fshatrave Bardhaj dhe Kabash.
Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër, të kristaltë.
Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, me botë të pasur flore dhe faune, e bëjnë akoma më atraktiv këtë kanion.
Kanioni i Holtës paraqet interes për ngjitje malore, për adhurues të kampingut si dhe për grupe kacavarësish nëpër shkëmbinj.
Kanioni i lumit të Holtës është 1.30 min. larg Tiranës.
Vizitojeni SHQIPËRINË!