Berishët të struktur nga krimet e tyre, do japin llogari për 36 dosje të rënda
Ata që ruajnë “Berishët” e gjysmë-ngujuar, janë vënë në siklet prej njerëzve të shumtë, që si “palë e interesuar”, u kërkojnë detaje, lidhur me lëvizjet dhe planet që ka kjo familje mafioze, sidomos tani që po u afron “ora” drejtësisë, ndoshta edhe për t’ia mbathur nga Shqipëria, prej tmerrit për t’u përballur ligjërisht, me krimet që kanë bërë e në mungesë të tij, me “kodin zakonor”, sipas zonave nga janë viktimat!
Sipas një informacioni, të dhënë “konfidencialisht” prej rojeve të Sali Bershës, thuhet se ai ka kontaktuar me drejtues të gjykatës e prokurorisë, të cilëve u ka shprehur gatshmërinë, për t’u ballafaquar me Izet Haxhiajn, si dëshmitar apo qoftë si i akuzuar, për skenar të vrasjes së deputetit Azem Hajdari, por me një kusht, për të cilin drejtësia nuk i ka kthyer përgjigje akoma.
Me bindjen, se ka ikur koha e shpërfilljes së drejtësisë dhe nga frika e çuarjes “zvarrë” në sallën e gjyqit, “trimi” Sali Berisha që para 3 muajve deklaroi, se nuk do të ulej përballë një krimineli të dënuar për vrasje, më në fund ka “ulur hundën” dhe ka pranuar, të vihet përballë Izet Haxhiajt në gjyq, por vetëm duke dhënë dëshmi me pyetje-përgjigje “online”, me zë e më figurë nga “kulla” e tij (shtëpia).
Ai i ka kërkuar drejtësisë, që po trajton rihapjen e dosjes “Hajdari”, se nëse pranojnë kërkesën e tij paraprake për pyetje-përgjigje “online” nga shtëpia, nëpërmjet avokatit Neshat Fana, t’i dërgohen pyetjet që do t’i bëjë Izet Haxhia, pyetjet bazë të gykatës e prokurorisë, lidhur me pretendimet dhe akuzat e Izet Haxhiajt, opsionet e gjykatës e të prokurorisë dhe gjatë komunikimit “online”, të bëhen pyetje, që mund të lindin prej përgjigjeve.
Këtë kërkesë të “trimit” Sali Berisha, organet e drejtësisë ia kanë bërë të ditur palës “Haxhiaj”, por as Izeti dhe as avokati Bashkim Nikolla, thuhet se nuk e kanë pranuar këtë mënyrë ballafaqimi elektronike “në distancë” e prapa ekranesh, duke i qëndruar kërkesës, për përballje direkte bevtëm në sallën e gjyqit.
Nuk dihet, nëse drejtësia do ta pranoj kërkesën e Berishës për dëshmi “digjitale”, por dihet fakti, që “lepuri” Sali Berisha ka frikë nga përballja direkte në sallën e gjyqit me Izet Haxhijan, mbasi parashikon hapje plagësh të vjetar që nuk dihen, ndërkohë që “Berishët” janë struktur nga krimet e tyre, sepse e dinë që ka ardhur “ora”, të japin llogari për 36 dosje krimesh, me jetë të hbumura e trupa të zhdukur njerëzish…/Pamfleti