Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me aktivistët e FRESSH në kampin veror të Jalës, theksoi se Komisioni Europian ka vendosur rreth 90 mln euro financime për shfrytëzimin e potencialit të fshatit, të cilat mund të përfitohen me projektet e duhura.
I pyetur nga të rinjtë e FRESH për krijimin e zyrave pranë bashkive që do të orientojnë të rinjtë sesi duhet të aplikojnë për projektet e huaja, Kryeministri theksoi se nëse ka një projekt të besueshëm dhe bindës ka gjithnjë mundësi financimi.
“Faleminderit për angazhimin tim me këto pyetje sepse janë pyetje që në thelb kanë një nevojë, por nëse ka një projekt të besueshëm dhe bindës ka gjithmonë mundësi financimi, gjithmonë. Duhet ta besoni këtë dhe të besoni që nuk janë lekët problemi i parë për këdo që do të hyjë në rrugën e një iniciative të lirë të çfarëdo lloji. Problemi i parë është ideja dhe është projekti. Nëse ka një ide fituese dhe ka një projekt bindës, gjithmonë ka një mundësi financimi që mund të jetë në rastin konkret për pyetjen që u bë shteti, qoftë qeveria, qoftë bashkia, mund të jenë dhe privatët. Duhen gjetur këndet e shikimit dhe të shpjegimit të idesë që të ngjallin interes tek financuesit e mundshëm. Ne kemi sot një sfidë konkrete tani për si të mund të vëmë në dispozicion të njerëzve që jetojnë në fshat, apo që duan të shfrytëzojnë potencialet e fshatit një fond që është më i madhi që kemi pasur ndonjëherë në dispozicion që vjen nga Komisioni Europian. Bëhet fjalë për 90 milionë euro. Por 90 milionë euro janë shumë duke pasur parasysh kushtet tona, por mund të jenë edhe zero në qoftë se ne nuk jemi të aftë që të kemi projektet e duhura dhe me projektet e duhura të mund t’i thithim këto fonde. Kemi parasysh që po të shikoni historinë e financimeve të Komisionit Europian, vendet më pak të zhvilluara janë vendet që marrin më pak nga fondet që iu takojnë dhe jo sepse vendet e zhvilluara ua marrin, por sepse vendet më pak të zhvilluara janë vendet që kanë më pak dije”, theksoi Kryeministri.atsh
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156002783721523/?t=0