Loading...

Itali / Prangosen dy shqiptarë të rrezikshëm

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë të shpallur në kërkim si persona të rrezikshëm e të akuzuar për tentativë vrasje.

Dy shqiptarët të moshës 32 e 34 vjeç në 23 maj te këtij viti kanë qëlluar 5 herë me armë kundër një automjeti tip Mercedes-Benz ku po udhëtonin 2 shqiptarë e 3 shtetase italiane. Atentati është kryer për motive sentimentale.

Dy shqiptarët janë arrestuar në një banesë të braktisur në komunën e Cerignolës, ku banonin 3 shqiptarë të tjerë e 1 shtetase kubane.

Në banesë janë gjetur 2 pistoleta , 5 mijë euro e disa gramë kokainë, heroinë, hashash e marijuanë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com