Loading...

Paga mesatare reale u rrit me 2.3% në tremujorin e parë 2018

Paga mesatare reale u rrit me 2.3% në tremujorin e parë të vitit 2018.

Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja e pagës mesatare ka dhënë ndikim në rritjen e standardit të qytetarëve dhe gjallërimin e konsumit në vend.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur sot gjithashtu se, krahas rritjes së numrit të të punësuarve për këtë periudhë, konstatohet edhe një rënie historike e nivelit të papunësisë  në 12.5%.

Në përgjigje të këtij treguesi pozitiv për punësimin, INSTAT-i raporton se paga mesatare reale u rrit me 2.3% në tremujorin e parë, çka përbën një premisë pozitive për forcimin gradual të presioneve të brendshme inflacioniste./atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com