Panik në Vlorë. Raportimet e para kete mengjes flasin se zona në afërsi të Drejtorisë së Policisë së Vlorës eshte rrethuar me perimeter sigurie pasi dyshohet se brenda një automjeti është vendosur eksploziv.
Ngjarja po ndodh në lagjen “Kushtrimi” në rrugën ‘Dervish Hekali’ ku mendohet se automjetit tip ‘BMW’ me targa AA 895 TX i është vendosur eksploziv.
Burime nga Policia thonë se pronari i mjetit është ndaluar në Fier, por nuk dihen detaje të tjera.
Policia është telefonuar rreth orës 06:00 të mëngjesit, pritet mbërritja e Forcave Xheniere për çmontimin e eksplozivit. Ndërkohë do kontrollohet dhe banesa e pronarit të mjetit.