Dy vëllezër, K. V., dhe A. V., vjeç 23 e 20, banues në Krujë, kanë dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht, njerkën, bashkëshorten babait të tyre.
Për pasojë, gruaja ka kërkuar dhe përfituar urdhër mbrojtje.
Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 30. 07. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Sh. V., vjeçe 42, banuese Krujë, pasi dyshohet se fëmijët e bashkëshortit, shtetasit K. V., dhe A. V., vjeç 23 e 20, banues në Krujë, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Ligji Nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.