[sgmb id=”1″]
Kryeministri Edi Rama, është ndalur sot në Pukë për të vijuar fushatën elektorale të PS-së e teksa është takuar me një grup qytetarësh ka dhënë një deklaratë të papritur.
E papritura kësaj herë, është se Rama ka thënë se pasi e ka njohur Bashen, beson se ai nuk është një “çun i keq”.
“Unë nuk jam magjistar, ne nuk kemi marrë përsipër të bëjmë magji… dhe kur flet Luli dhe tashi që e njoh, dhe nuk është çun i keq… po kur thotë do jetë kryeministri juaj, më kujtohet Sahati i Tironës… ja sa e ke orën ti? 12 pa pesë? Ja imagjinoje sikur ta kishte orën kaq përherë e të mos shifje për 4 vjet dorën!
Luli më besoni, zgjohet vetëm kur ka kamera përpara… u fikën kamerat, duhet me e tund se përndryshe e zë gjumi!
Na ngatërroi Saliu se të ishim takuar më para me Lulin nuk do kishte qenë problem”-tha Rama.
Ndër të tjera, Rama tha se :”Del Luli e thotë palma, bar, lulishte, ndricim, pllaka, ç’i duhen këto popullit, do bukë, po si mund të vijë buka pa këto? Vetëm deleve nuk i duhen, nuk duan shëtitore delet, parqe e lulishte, delet duan bar dhe stallë, me hongër dhe me flejt, po ka ndryshim mes komunitetit dhe tufës së deleve, janë një tufë njerëzish të mbaruar që s’duan t’ja dinë se këtu lindin njerëz që kanë të drejtë të kenë një jetë përtej jetës së barkut”.