Prodhimet bujqësore të Divjakës kanë rritur eksportet çdo vit e më shumë.
Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama sjell pamje nga Festa e Bostanit në Divjakë, produkt lider për këtë zone.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga Festa e Bostanit në Divjakën e rilindur turistike dhe të prodhimeve fantastike bujqësore që rrisin eksportet çdo vit e më shumë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Festa e bostanit mblodhi mijëra pushues në disa ditë të zhvilluar në sheshin kryesor të Parkut Kombëtar të Karavastasë. Prodhues dhe përpunues të bostanit, ekspozuan dhe tregtuan për pushuesit, varietet e ndryshme të bostanit, gatime me bazë shalqini dhe pjepri, si, lloje të ndryshme sallatash, tortat me bostan, gliko të ndryshme dhe ëmbëlsira të tjera me këtë bazë.
Bostani është produkti më i eksportuar i zonës, që këtë vit shënoi rekordin e shitjeve jashtë vendit prej 81 mijë ton.
Divjaka këtë herë pret një rritje prej 30 përqind të turistëve më shumë se një vit më parë, kjo falë edhe më shumë ofertave turistike që ofron tashmë zona e mbrojtur./atsh
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156001051856523/?t=0