Loading...

FRANCË – May takohet me Macron për çështjen e Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May pritet të takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron në Francë në fund të kësja jave për të biseduar për çështjen e Brexit, njoftoi sot “Downing Street” në Londër.

Ky takim do të zhvillohet në rezidencën zyrtare për pushime të Macron-it në brigjet e Mesdheut, “Fort de Bregancon”.

May dhe ministrat e saj kanë filluar një ofensivë joshëse për të marrë mbështetjen e liderëve europianë për planin e Brexit, duke vizituar vende të ndryshme të BE-së.

Në një intervistë për “Evening Standard”, ministri i ri i Punëve të Jashtme, Jeremy Hunt i bëri thirrje Francës dhe Gjermanisë që t’i dërgojnë një sinjal të fortë Komisionit Europian për një marrëveshje para se Britania e Madhe të dalë në marsin e ardhshëm.

Mundësia që Londra të dalë nga BE-ja pa një marrëveshje por rritet çdo ditë, paralajmëroi ai në këtë intervistë, që do të jetë e dëmshme si për ekonominë e BE-së edhe për atë britanike dhe do të sjellë humbjen e shumë vendeve të punës. /atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com