Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të martën të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Lartë, Medi Bici.
Gjatë seancës dëgjimore, gjyqtari Bici, u shpreh besimplotë se KPK do të jepte një përgjigje pozitive ndaj tij, edhe pse KPK, duke iu referuar ILDKP-së shprehu dyshime se pasuria nuk ishte e justifikuar, por gjyqtari i gjykatës së Lartë arriti të bindë përmes provave dhe argumenteve të tij, anëtarët e KPK për justifikimin e pasurisë.
Deri tani janë shkarkuar nga KPK
Artan Broci
Admir Thanza,
Artan Zeneli
Tom Ndreca
Kane kaluar vetingun
Xhezair Zaganjori
Ardian Dvorani
Medi Bici
Ndërkaq, KPK ka shkarkuar sot Dritan Rreshkën, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Vendimi u dha nga trupa gjyqësore e Komisionit të Pavarur i Kualifikimit
Avokati i Rreshkës deklaroi se do të ankimojë vendimin. /atsh