Ambasadori i OSBE në vendin tonë, Bernd Borchardt u takua sot me Natasha Mulaj, Kryetaren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (KPA), i cili është organi i vetëm gjyqësor që shqyrton ankimet kundër vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i njohur ndryshe si Komisioni i Vetingut.
Ai i dorëzoi asaj 20 kopje të Manualit për Monitorimin e Drejtësisë Administrative, një botim i përgatitur tre vjet më parë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri.
Prezenca e OSBE-së do të bashkëpunojë me KPA-në për ngritjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve pranë këtij institucioni.
Sistemi do të ndihmojë për rritjen e efikasitetit dhe të paanshmërisë gjatë shpërndarjes së çështjeve, duke siguruar edhe transparencën e plotë të këtyre procedurave./atsh