Mbi 300 persona në muajin korrik vdiqën në Japoni si pasojë e fatkeqësive të shkaktuara nga kushtet e këqija atmosferike.
Autoritetet zyrtare, përgjegjëse për menaxhimin e katastrofave në vend, njoftuan se 222 persona kanë humbur jetën vetëm nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës të shkaktuara nga reshjet intensive që përfshinë vendin në dy javët e para të muajit.
Zyrtarët theksuan se rreth 100 persona humbën jetën nga probleme shëndetësore të lidhura me temperaturat ekstreme, mbi 40 gradë Celsius.
Nga ana tjetër, agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar Agjencinë për Menaxhimin e Zjarreve dhe Katastrofave, tha se 125 persona humbën jetën nga temperaturat e e larta në vend nga 30 prilli deri më 29 korrik, duke shtuar se mbi 57.500 persona kanë pranuar ndihmë mjekësore për shkak të goditjes nga dielli./atsh