Loading...

Dënohet shqiptari që do kryente sulm terrorist në Australi, familja shpërthen në lot

Një shqiptar është dënuar me 17 vjet burg në Australi pasi akuzohet se planifikoi një sulm terrorist atje.

Bëhet fjalë për 25-vjeçarin Agim Kruezi, i cili ra në prangat e policisë gjatë sulmeve të terrorizmit në Logan në shtator 2014 dhe u deklarua fajtor për planifikimin e sulmeve.

Në pretendimin e Prokurorisë thuhet se “Kruezi po planifikonte të vriste njerëz të rastësishëm, të pafajshëm në një vend publik dhe përfundimisht të vdiste si martir në atë sulm”.

“Kruezi tha se besonte se martirët automatikisht shkonin në qiell dhe besonte se ai do të ishte në qiell së shpejti”, vijon prokuroria.

Gjatë arrestimit shqiptarit i gjetën një armë e mbushur gjysmë-automatike, dy helmeta, dy hanxharë, një dokument që i njoftonte anulimin e pasaportës, një kopje të një libri me titullin “Jihad” dhe një flamur të Shtetit Islamik të ngjitur në murin e dhomës së tij të gjumit.

Ai kishte blerë 10 litra benzinë dhe po kërkonte të blinte shishe me qëllim prodhimin e kokteleve molotov. Ne laptop iu gjeten dy video te tij teksa qëllonte me shigjetë dhe udhëzime se si të bëhet prerja e kokës.

Një tjetër fakt që e rëndoi pozitën e të akuzuarit ishte fakti që ai nuk shfaqi asnjë pendesë. Ndërkohë që lexohej vendimi familja Kruezi shpërtheu në lot, duke bërtitur: “Ne do të shohim së shpejti, të duam”./shekulli

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com