SEZON NE DESHTIM
Mos ju sulni tregtareve per cmimet e larta.Duhet te kuptojme qe shteti ka ne dore mekanizmin kryesor te perthithjes se turisteve.Shtei ka ne dore te krijoje nje infrastrukture ndjellese per turistet si dhe te beje lehtesira fiskale per bizneset qe keto pastaj te ndikojne tekn cmimet.
Nese e shihni sot thuajse bosh Orikumin dhe Radhimen,kjo me siguri nuk ndodh prej cmimeve te larta.Ka njemije e nje arsye pse ndodh.
E para dhe me kryesorja eshte varferia qe ka mberthyer per gryke qytetaret shqiptare.Nese shihni qe nje pakice ben pushime luksoze ne bregdetin e jugut dhe paguan pa problem cfaredo cmimi qe ofrohet,ata jane vetem pakice dhe i perkasin kategorise qe nuk kane llogari per parane,thjesht shpenzojne aq sa u duhen per te qene te kenaqur.
Pjesa tjeter,ata qe do te duhej te mbushnin plazhet masive dhe ta benin sezonin te ishte i suksesshem edhe per tregtaret dhe per poseduesit e ambienteve me qera,ata pra,jane ne pamundesi ekonomike per te planifikuar pushime.
E dyta,Orikumi dhe Radhima nuk ofrojne asgje per te terhequr pushuesit ne moshe te re.Madje eshte paradoks qe edhe bareve qe ofrojne muzike u kerkohet qe te shuajne muziken pikerisht atehere kur duhet te filloje,ne mesnate.
E treta,infrastruktura rrugore,mungesat e vazhdueshme te energjise elektrike,aktivitetet e munguar e bejne kete zone nje nga me te braktisurat prej puishuesve.Te vetmit pushues qe sheh ne Orikum jane ca familjare maqedonas dhe ca emigrante qe me shume se sa pushime mbarojne punet e lena ne mes nga vera e shkuar.
Ka edhe shume arsye te tjera pse sezoni turistik mund te quhet i deshtuar,por une rendita disa qe me duken si me kryesoret.