Loading...

TravelNews: Pesë gjëra që nuk mund t’i humbni në Shqipëri

Është e qartë për të gjithë se Shqipëria ka hyrë tani në radarët e destinacioneve turistike që nuk duhen humbur, shkruan prestigjiozja turistike italiane TravelNews.
Është afër, e lirë dhe plot me thesare për t’u vizituar.
Le të zbulojmë së bashku pesë vendet që nuk duhet të humbasin gjatë një udhëtimi në Vendin e Shqiponjave:
Tirana: qyteti që nuk fle kurrë
Kryeqyteti shqiptar po merret në konsideratë gjithnjë e më shumë nga turistët (sidomos italianët), të cilët janë kureshtarë të zbulojnë në një fundjavë një qytet tjetër nga destinacionet e zakonshme dhe më të famshme të udhëtimit.
E lidhur me shumicën e aeroporteve më të mëdha italiane, Tirana është e mirë për t’u vizituar gjatë një fundjave apo edhe gjatë një qëndrimi më të gjatë. Mos rrini pa vizituar të paktën një nga tre muzetë kushtuar viteve të diktaturës komuniste, BunkArt, i ndërtuar brenda bunkerit më të madh atomik të vendit, BunkArt2, kushtuar viktimave të regjimit, dhe Shtëpinë e Gjetheve, nga ku është përcjellë aktiviteti i policisë sekrete shqiptare.
Për të zbuluar më mirë vitet e diktaturës, zgjidhja më e mirë është të pronotosh turneun e Tiranës komuniste të GoodAlbania, një itinerar rreth tetë orë që bën ndalesa në vendet kryesore të lidhura me ato vite të tmerrshme, duke përfshirë, përveç muzeumeve të cituar, Bllokun, lagjen dikur të ndaluar nga popullata dhe i rezervuar ekskluzivisht për elitën politike, sot në vend të zonës së preferuar të qytetit. Për të vizituar, atëherë, dy vendet më të famshme në Tiranë, rinovuar kohët e fundit, Pazarin i Ri, tregun e ri të qytetit, ku ju mund të shijoni lokalet dhe të ndaloni për të shijuar peshkun e freskët në një nga restorantet në zonë, dhe sheshin ”Skënderbej”, zemrën  e kryeqytet shqiptar, rezultat i një projekti madhështor arkitektonik që përfshinte këmbësorët dhe mbjelljen e qindra pemëve.
Shopingun? Në Krujë, kryeqytetin antik shqiptar, 40 minuta nga Tirana, me pazarin e saj të vjetër të restauruar tërësisht, me stil otoman që është një vend ideal për blerje interesante lokale (duke mos harruar, megjithatë, për të vizituar Muzeun e Skënderbeut, kushtuar heroit kombëtar që pikërisht këtu, në shekullin XV, i rezistoi pushtimit osman).
Riviera Shqiptare: mijëra sfumatura
 
Ju nuk mund të thoni se ishit në Shqipëri pa  kaluar pak kohë në Rivierën e bukur shqiptare me një shtrirje të bregdetit që fillon nga mali i Llogorasë dhe përfundon në kufirin me Greqinë. Lokacioni është në jug të Shqipërisë, plazhe idilike, limane të fshehura, fshatra me kisha ortodokse dhe manastire të fshehur në pyje përtej syrit më rastësor.
Zgjidhja më e mirë gjatë pushimeve është të ndaloni në një ose dy fshatra dhe pastaj të eksploroni mjedisin. Zgjedhja bie në mënyrë të pashmangshme në Dhërmi, fshati më simpatik e bregdetit me plazhet e tij mahnitëse dhe aty pranë plazhit Drymades, një nga më spektakolare të bregdetit Jon.
Himara, e rrethuar nga plazhe me ujin kristal dhe ideale për eksplorimin, me kështjellën mbresëlënëse të Ali Pashë Tepelenës dhe Sarandës, konsiderohet kryeqyteti i rivierës, me traversat e tij të famshme, restorantet si dhe një bazë ideale për Ksamilin aty pranë, i fundit i bregdetit shqiptar para se të hyni territorin grek. Cilado qoftë zgjedhja se ku të qëndroni , plazhet për të eksploruar përgjatë bregdetit, përveç atyre të përmendura më sipër, janë shumë dhe meritojnë një vizitë. Dy të tjerë për ata që vendosin të udhëtojnë në rivierën shqiptare, janë Parku Arkeologjik i Butrintit, parku më i madh në Shqipëri dhe një nga më të mirët e ruajtur në Ballkan, i vendosur prapa Ksamilit, që  përcjell dëshmi të paçmueshme të kohës  ilire, greke, romake, osmane dhe veneciane, dhe Syri i Kaltër, burim 50 metra i thellë nën tokë nga të cilat uji rrjedh me sfond blu dhe të gjelbër.
 
Gjirokastra: qyteti muze i Shqipërisë
Vend i Trashëgimisë Botërore që nga viti 2005, shembulli unik i arkitekturës otomane dhe qytet-muze i vendit, Gjirokastra është destinacioni më interesant i Shqipërisë. Jo vetëm për bukurinë e saj të padiskutueshme, por edhe për vendndodhjen e saj piktoreske, të rrethuar me male dhe të vendosura pak kilometra nga kufiri grek. Turneu rreth qytetit fillon me  pazarin e vjetër, i rinovuar kohët e fundit, me ndërtesat tradicionale konvertuar në butikë të cilët  shesin punime me dorë, sende shtëpiake dhe suvenire të llojeve të ndryshme. Nga pazari merr rrugën që të çon në kështjellën e Girokastrës që ka një muze kushtuar armëve si dhe një aeroplan ushtarak amerikan, i rrëzuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Është më mirë të qëndrosh pak këtu për të admiruar spektaklin e qytetit nga lart, me çatitë  karakteristike të saj me ngjyrë gri.
Mos mungo të vizitosh një nga shtëpitë tradicionale gjirokastrite si shtëpia e  Skendulëve apo shtëpia e Zekatëve, të dyja i përkasin dy prej familjeve më të pasura në qytet. Të gjitha këto vende me interes, së bashku me shumë të tjera, mund të vizitohen me udhëzimet e shoqërisë  ‘’LimitlessAlbania’’, e cila në në mënyrë të veçantë, organizon dy itinerare interesante triditore, që përfshin Beratin si dhe muzeun arkeologjik të Butrintit (dy të tjerët trashëgimisë UNESCO), dhe një turne njëjavor që përfshin Girokastrën, dhe një numër të fshatrave të vendosura në zonën përreth (Zhulat, Lunxhëri, Antigonea, Zagori dhe Libohovë).
Gjirokastra është edhe shtëpia e dy prej njerëzve më të njohur shqiptarë të të gjitha kohërave, Enver Hoxhës, diktatori komunist i cili sundoi vendin për më shumë se 40 vjet, vendlindja e të cilit është kthyer në një muze etnografik, dhe Ismail Kadaresë , shkrimtari kryesor shqiptar, autor i romaneve të shumta të përkthyera në të gjithë botën, i cili ka lindur në një shtëpi të bukur të qytetit të vjetër, që tani ka edhe një muze. (Deri më 29 shtator ju mund të vizitoni ekspozitën “Flashback: Shqipëria në vitet nëntëdhjetë” me fotografi nga Robert Pilcher).
Berat: qyteti i një mbi një dritareve
Pak më shumë se një orë larg nga kryeqyteti, ndodhet Berati, një xhevahir i vogël i vendosur mes maleve të larta, që karakterizohet nga disa prej ndërtesave më të bukura në vend. Berati ka marrë këtë emër si rezultatat i shtëpive të mrekullueshme të tij të bardha që përshkohen nga dritaret e shumta.
Berati, i përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore që nga viti 2005, ndahet në dy lagje të mëdha historike, Gorica e karakterizuar nga një traditë e krishterë dhe Mangalemi, i traditës myslimane, dhe i rrethuar nga një fortesë prej së cilës ju mund të shijoni pamjen mbresëlënëne të të gjithë qendrës historike dhe maleve përreth.
Ishte pikërisht bashkëjetesa shekullore, dhe mbi të gjitha bashkëjetesa e grupeve të ndryshme etnike fetare, përveç bukurisë së pamohueshme të qytetit, që bëri që Berati të fitonte njohjen prestigjioze të UNESCO-s.
Nëse jeni të interesuar të zbuloni më shumë rreth temës së harmonisë fetare në Shqipëri,  mos humbisni Turin Fetar të organizuar nga Albania2Go, një itinerar njëditor që ndalon jo vetëm në Berat, por edhe në qytete të tjera të njohura për bashkëjetesa të vendeve që i përkasin besimeve më fetare.
Midis një vizite në një xhami dhe një vizite në një kishë, nuk ka asgjë më të mirë se të shkosh në kështjellën e Beratit, e banueshme edhe sot, ku mund të relaksohesh në një nga tavernat tradicionale dhe të porosisni një kafe tipike turke dhe në fund të vizitoni zonën e madhe të kështjellës ku gjendet kisha e mrekullueshme (dhe e fshehur) e Shën Triadhës, një nga ndërtesat më të bukura fetare në Shqipëri.
Shkodra: pikënisja drejt  veriut të Shqipërisë
Më pak i famshëm nga jugu, por po aq magjepsës, veriu i Shqipërisë është një nga destinacionet e domosdoshme për këdo që kërkon të eksplorojë anën e egër dhe autentike të vendit. Pikënisja drejt veriut të madh është Shkodra, qyteti historik i Shqipërisë, shtëpia e muzeut fotografik në Shqipëri, Muzeu Marubi dhe e një prej kalave më të mëdha në Ballkan, Kalaja e Rozafës.
Në Shkodër mund të shkohet për më shumë se një orë me makinë nga Tirana dhe, përgjatë rrugës, është e nevojshme të ndaleni në fermën ”Mrizi i Zanave”, një nga restorantet më të mira në Shqipëri, ku mund të shijoni ushqimin tradicional  të gatuar sipas kuzhinës moderne.
Shkodra ofron mundësi të shumta për adhuruesit e natyrës: një tur në liqenin me të njëjtin emër, më i madhi i Ballkanit që Shqipëria ndan me fshinjin e saj, Malin e Zi, një tur në liqenin e Komanit, një digë artificiale e madhe e ndërtuar gjatë viteve të diktaturës komuniste që i ngjan një fjordi norvegjez, i menaxhuar nga kompania lokale e trageteve, që organizon udhëtime me një ose më shumë ditë, deri në ekskursione (rekomandohet për ata që janë trajnuar për të ecur për një kohë të gjatë në këmbë) në Parkun Kombëtar të Valbonës, e quajtur ndryshe, mushkëria e gjelbër të Shqipërisë, perla e Alpeve Shqiptare.
Cilado qoftë zgjedhja juaj, ju duhet të jeni i sigurt për një gjë: në Shqipëri është e pamundur të mërziteni, në mushkëritë e gjelbra të Shqipërisë, ose në Theth, ndryshe perla e Alpeve Shqiptare./  atsh
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com