Joachim Sauer, bashkëshorti i kancelares gjermane Angela Merkel, u fotografua teksa po bënte një ekskursion, i vetëm, në Solda, në Stelvio, sipas tabloidit më të shitur gjerman ”Bild”.
Çifti Merkel-Sauer, i cili kishte kaluar pushimet verore në Tirolin e Jugut për 10 vit me radhë, u pa bashkë në Bayreuti, javën e kaluar.
Pyetjes ku ndodhet kancelarja, qeveria gjermane iu përgjigj duke thënë se ajo po merret me “çështje private”.
Kancelarja kishte dhënë publikisht të njëjtën përgjigje gjatë një konferencë për shtyp para verës, 10 ditë më parë./atsh