Loading...

Personi i rëndësishëm në qeveri ngatërron shtetësinë e gruas së tij…

Mesa duket sekretaret e Jashtem te Britanise jane te destinuar qe te jene persona qe bejne gafa njera pas tjetres. I radhes eshte Jeremy Hunt qe ka zëvendësuar Boris Johnson si kryediplomat i Britanisë së Madhe. Ai ishte sot në Kinë, dhe i ka thënë gabimisht mikpritësve të tij se bashkëshortja e tij është japoneze kur në të vërtetë ajo është kineze.

Sekretari i Jashtëm që u zhvendos nga posti i sekretarit të shëndetit në karrigen e Johnson, më herët këtë muaj, e bëri gabimin e tmerrshëm ndërsa takoi homologun e tij kinez.

Ndërsa shkëmbenin batutat e para në takimin me ministrin e jashtëm dhe zyrtarët e tjerë, Hunt tentoi të tregonte se familja e tij ka lidhje me Kinën.

Por, ai u gabua dhe tha: “Gruaja ime është japoneze, oooh gruaja ime është kineze. Më falni, ky ishte një gabim i tmerrshëm…

E pas të qeshurave që shpërthyen në sallë, ai shtoi: Gruaja ime është kineze dhe fëmijët e mi janë gjysmë kinezë, ndaj ne kemi gjyshër kinezë që jetojnë në Xian dhe lidhje të forta familjare në Kinë”. E me këtë gafë, përveçse rrezikoi të zemëronte të shoqen, Hunt për pak edhe ofendoi zyrtarët kinezë të ulur përballë tij. Marrëdhëniet kinezo-japoneze nuk janë edhe aq të mira që nga pushtimi i kinës nga Japonia para dhe gjatë luftës së dytë botërore.

Edhe paraardhësi i tij, Johnson, ishte i njohur për gafat e tij. Gjatë një vizite në Zelandën e Re ai krahasoi përshëndetjen tradicionale Maore me një përplasje koke.

Ai, po ashtu, zemëroi Sikhët gjatë një vizite në Indi kur tha se një marrëveshje tregtare e nënshkruar do të rriste shitjet e uiskit, pa qenë në dijeni se konsumi i alkoolit është i ndaluar nga feja.

Kryeministrja May u detyrua ti tërhiqte po ashtu vëmendjen pasi ai akuzoi Arabinë Saudite se abuzonte me islamin duke u bërë një marionetë në luftërat në Lindjen e Mesme.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com