Loading...

Borsh, 57 vjeçari vret me armë gjahu të moshuarin.

[sgmb id=”1″]

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur rreth orës 09:30 të kësaj të enjteje në Borsh të Himarës.

Sapo është marrë njoftimi, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shkallë” të Himarës në banesën e viktimës.

Konkretisht, shtetasi Sokrat Xhuveli, 57 vjeç, banues në Borsh, ka shkuar në banesën e shtetasit H.Brahimaj, 79 vjeç dhe dyshohet se e ka qëlluar me armë gjahu “Çifte” këtë të fundit duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka kapur menjëherë autorin dhe po bën shoqërimin e tij të menjëhershëm drejt ambienteve të policisë së Himarës për veprimet e mëtejshme.

Nga hetimet paraprake të kryera, dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com