Loading...

Shqipëria në alarm nga sëmundja e zgjebes

Nëse keni kruarje të forta në duar, sidomos midis gishtërinjve, në sqetulla apo në zonën e organeve gjenitale, këshilla e mjekëve është të vizitoheni sa më parë tek dermatologu, pasi konstatohet një shtim i dukshëm të rasteve me infeksionin e zgjebes. Një lajm të tillë e konfirmon edhe doktoreshë Violeta Dajci, e cila punon në Shërbimin e Dermatologjisë në QSUT.

Zgjebja është një parazit i vogël dhe pothuaj i padukshëm, me gjatësi 0.5 milimetra, i cili arrin të shpojë lëkurën duke u futur në brendësi ku nis të shumohet. Mbushja e lëkurës me këtë parazit shkakton kruajtje të forta.

Në shumë raste i sëmuri me zgjebe priret ta fshehë sëmundjen e tij derisa ajo bëhet kritike dhe i mbulon trupin. Kjo lidhet me stigmën e trashëguar sipas së cilës zgjebja është sëmundje që lidhet me higjienën e ulët personale të individit.

Por një perceptim i tillë është i gabuar, pasi parazitët mikroskopikë mund të transmetohen edhe përmes një shtrëngimi duarsh me personin bartës.

Zgjebja krijon një nevojë të fortë për t’u kruajtur për rreth 2-3 javë pas infektimit. Kruajtja, e cila është reagim alergjik ndaj parazitit të zgjebes, shfaqet më e rënduar në mbrëmje dhe gjatë natës.

Nëse mjeku konfirmon sëmundjen, atëherë terapia kundër zgjebes duhet të aplikohet paralelisht si tek pacienti dhe tek personat, që i rinë afër më së pari bashkëshortja apo bashkëshorti, dhe në shumë raste kura me bazë squfuri aplikohet në të gjithë familjen./b.w

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com