[sgmb id=”1″]
Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: · Mauricio Leal, 30 vjeç, lindur në Brazil, banues në Vlorë.
Policia ka bërë arrestimin e tij në Radhimë, pasi ky shtetas po drejtonte mjetin tip Benz, pa leje drejtimi përkatës dhe duke udhëtuar në këto kushte nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, të parashikuara nga nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.