Loading...

PALEONTOLOGJI – Zbulohet fosili 174 milionë-vjeçar i një dinozauri

Në Kinë është zbuluar një fosile 174 milionë-vjeçare e një dinozauri, i cili i përket një lloji të ri të dinozaurëve, sipas një kërkimi shkencor  të publikuar në revistën ”Nature Communication”.

Dinozauri, i quajtur Lingwulong (dragua madhështor) ka një gjatësi prej 10-15 metrash.

Mësohet se ky lloj i dinozaurëve, i cili peshonte shtatë tonë, ka një strukturë të vogël të kokës.

Sipas këtij kërkimi shkencor, familja Diplodocus të cilës i përket edhe dinozauri i “dragoit madhështor”, ka jetuar para 160 milionë vitesh.

Ky zbulim ka dhënë një dëshmi të re sesi mund të zbulohen fosile që i takojnë edhe miliona viteve më parë./ atsh

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com