Loading...

Plas sherri në burg, shqiptarët plagosin dy policë dhe disa të dënuar

Një përleshje ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një burg në Rimini, Itali.

Një bandë shqiptarët është përleshur me një bandë marokenësh. Siç shkruajnë mediat italiane, sherri ka plasur gjatë orarit të meshës.

Ngjarja ka ndodhur në burgun ‘Casetti’ në Rimini. Sherri ka plasur për shkak të përplasjeve në burg mes bandave.

Përveç marokenëve të dënuar, kanë mbetur të plagosur edhe dy punonjës të policisë së burgut.

Këta të dy janë dërguar në urgjencë, ndërsa të dënuarit e plagosur janë mbajtur në spitalin e burgut.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com