Loading...

“Peshku i madh” trondit vendin: Më ktheni kamionin…Të hënën plas “bomba”

Ai ndodhet i arrestuar në Gjermani, pas shpalljes në kërkim nga drejtesia shqiptare si porositës i 613 kilogramë kokainë të mbërritura në Shqipëri në kontenier bananesh. Por tani Arbër Çekaj, kërkon kthimin e pasurive të sekuestruara.

Mësohet se kërkesa e bërë nga përfaqësuesi ligjor i shoqërive “Arbri Garden shpk” dhe “Ecoalmax sh.p.k” dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja e Krimeve të Rënda, Irena Gjoka, në orën 13:00 të së hënës.

Sipas burimeve, përmes saj kërkohet kthimi i kamionit dhe kontenierit, në dyshemenë e të cilit u gjet e fshehur lënda narkotike.

Pak ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi bllokimin e dy llogarive bankare në shumat 38 mijë dollarë dhe 10 milionë lekë të këtyre shoqërive, të dyshuara si të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Çekaj u arrestua në ditët e para të muajit Maj në Gjermani, bazuar në një masë sigurie “arrest në burg” dhënë për të nga Krimet e Rënda. Ai është në pritje të ekstradimit drejt Shqipërisë./korrieri

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com