Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon kryeministrin Ramën si njeriun që i mban të lidhur, disa prej personazheve kryesorë që kanë të bëjnë me trafikun e drogës.
Ja reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha në rrjete sociale:Gjëegjëzë Edvingu: Kush i lidh e i mban bashkë:
një trafikant të dënuar droge me vëllanë Ministër të Brendshëm PLUS; një gjyqtar që e shpëton nga ekstradimi ortakun e trafikantit të drogës PLUS; komisionerët e vettingut që e shpallin këtë gjyqtar të përshtatshëm për të vazhduar detyrën?!
Kush gjen përgjigjen e saktë, fiton Toyota Yaris.