Mbi 300 fëmijë morën pjesë në kampet verore tre javore të organizuara me mbështetjen e programit “Askush të Mos Mbetet Pas” në disa prej shkollave 9-vjeçare në Fier (fshati Baltez), Lezhë dhe Fushë-Krujë gjatë muajit korrik.
Qeveria Shqiptare në bashkëpunim me UNDP dhe Agjenci të tjera të OKB-së, në partneritet edhe me pushtetin lokal, kanë nisur zbatimin e programit “Leave No One Behind/ Askush të Mos Mbete Pas”, financuar nga Qeveria Zvicerane në mbështetje të fëmijëve.
Kampet verore ku morën pjesë shumë fëmijë nga komuniteti Rom, ofruan aktivitete dhe shërbime të ndryshme sociale-kulturore, duke synuar në veçanti forcimin e integrimit të fëmijëve të komunitetit Rom dhe Egjiptianë nëpërmjet aktiviteteve jashtëshkollore.
Organizimi i kampeve verore, është një mënyrë dhe model që ata të mund të mos e humbin interesin për shkollën dhe të mësuarin, sidomos në mungesë të mundësive të tjera për aktivitetet verore, që mund të kenë këta fëmijë. /atsh