Loading...

Juve Dukatas nuk jeni ! Nga Servet Xhelili

Nga Servet Xhelili:

JUVE DUKATAS NUK JENI

Degjova para ca ditesh,
Per vjedhje ne fshatin tim,
Nje band e piste banditesh,
Emrin e djepit po nxijne.

Me dhembi dhe u trishtova,
Per vjedhjet neper shtepira,
Ndaj mora penen e shkrova,
Se kjo me duk me e mira.

Dua qe tu them dy fjale,
Molarve te fshatit tene,
Harramsesve te shpelare,
Qe s’po lene gje pa bre.

Ju te paskrupull,te piste,
Nuk mendoni,se ç’po beni,
S’keni turp o te pa cipe,
Si ju mban dheu dhe vendi.

Ju qe s’e kurseni balten,
Ju qe fshatin po perdhosni,
Ju qe mezi prisni naten,
Te vidhni dhe te shfarosni.

Turp per ju o faqe zinj,
Turp,dhe turpi u mbulofte,
Paski qen kaq te keqinj,
Ndaj fara juaj u shofte.

Pjelle e keqe dhe e piste,
Si qente neper qymece,
E dhente zoti nje dite,
Nje ndeshkim o far e keqe.

Ju vetem dukatas nuk jini,
Ju nuk kini nder dhe gjak,
Ju jeni turpi dhe krimi.
Llum i pist ne ate fshat.

Si ju bejne e kemb e duar,
Kur vidhni shtepit e fshatit,
Si sju vjen turp o te shuar,
Si nuk ju skuqet surrati.

ç’brez e ç’fare e piste jeni,
Ne Dukat,s’ka pas me pare,
Te till llum e sua qeni,
Djem palaçor dhe molare.

Fshatin tene me ate emer,
E kane patur zili,
E kane patur per zemer,
Dhe Qesari me ushtri.

Kur zbarkoi ne Palase,
U ngjit per ne Llogora,
E dinte qe ne Dukat,
Kishte trima per hata.

Ndaj erdhi edhe i thirri,
Foli me ta dhe si bleu,
U foli me gjuhe trimi,
Se ishin trimat e dhut.

Me dukataste ja doli,
Qe ta thyente pompeun,
Historin me ta e shkroi,
Pompeun me ta e theu.

Pra shikoni kush ka qene,
Dukati ne histori,
Me nje varg burrash te rende,
Qe ben luft me tirani.

I tille mbeti ne shekuj,
Dukat,siç dhe emrin pati,
Fshati me trima te hekurt,
Nder e nam te larte mbajti.

Po sot ç’far po ndodh keshtu,
Kush po na vret historine,
Kush emrin e keq ja vu,
Kush po ja perdhos lavdine.

Ju or ju,te mallekuar,
Ju s’po ja kurseni balten,
Ju njerzit keni tmerruar,
I bet te shperngulen naten.

Ju e keni hak dajakun,
Nje dajak vençe e fshaçe,
Far e keqe halabaku,
Molar te felliqur nate.

Mblidhni mend e hiqni dore,
Boll ne qaf fshatit i rate,
Se do ket nje dit dhe ore,
Per te ziun tuaj fat.

Ju nuk jeni sua trimash,
Ndaj mos mbahi me te rende,
Jeni minj te piste vrimash,
Te pa bes e te pa mend.

Ju s’jeni as soj hajduti,
Se hajduti kapton male,
Jeni vetem sua muti,
Molare te liq mehalle.

Servet Xhelili

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com