Një vajzë e re ka humbur jetën në Durrës.
Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, pasi ka mbërritur aty me urgjencë nga familjarët e saj.
Shtetasja me inicialet M. Gj. banuese në fshatin Shetaj ka konsumuar në banesë fotoksinë dhe menjëherë është ndjerë keq.
Megjithë ndërhyrjen e bluzave të bardha të spitalit të Durrësit e reja nuk ka mundur të mbijetojë.
Dyshohet se 28-vjeçarja e ka kryer aktin ekstrem në kushte depresioni.