Parcelat me kanabis në qarkun Gjirokastër nuk kanë të sosur. Sot është zbuluar një tjetër parcelë me 204 rrënjë në fshatin Krahës të Tepelenës, në vendin e quajtur “Rripa e Madhe”, në një zonë të pyllëzuar. Policia thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Katër ditë më parë në fshatin Maricaj të Memaliajt, u zbuluan 130 rrënjë.
Ndërkohë që policia e Gjirokastrës ka mbajtur të fshehtë për mediat zbulimin e 6 parcelave me mbi 2 mijë rrënjë kanabis në fshatin Skore të Dropullit. Për këtë ngjarje u arrestuan dy persona, por asnjë informacion nuk u komunikua zyrtarisht. Më herët në javët e shkuara është raportuar për të tjera parcela me kanabis kryesisht në zonën e Tepelenës. Ndonëse në rang vendi sipërfaqja e kultivuar është ulur shumë krahasuar me dy vjet më parë, ende ka zona të mbjella me bimën narkotike.