[sgmb id=”1″]
Pas deklaratës së kandidates 20-vjeçare të PD-së për Tiranën, Barbara Doda që bëri ‘bujë’ në media dhe rrjetet sociale, se ajo e thërriste liderin Lulzim Basha ‘xhaxhi’, në mbrojtje të saj ka dalë deputetja e opozitës, Mimoza Hajdarmatja.
Me anë të një statusi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut, demokratja ka risjellë në vëmendje thënien e ish-kryetares së FRESSH, Joleza Koka, se ‘gdhihej te pallati i Saimir Tahirit’, ndërsa shton se të rinj si Barbara e ‘gdhijnë natën mbi projekte’. Barbara Doda, kandidatja më e re për deputete në listën e Partisë Demokratike, tregoi dje në emisionin “Opinion” një moment pikant gjatë mbledhjes që kishin bërë me strukturat e njësisë së saj, mes të cilëve ishte dhe fakti se kishet pasur siklet t’i drejtohej në emër zotit Basha.
Kliko per me shume info
“Dje ishim në prezantimin e kandidatëve dhe kryetarit i thoja xhaxhi edhe aty filluan duke qeshur. U justifikova me faktin dhe ju thashë, se ju jeni mosha e prindërve të mijë. Nuk ju flas dot në emër, kështu që po ju them teta ose xhaxhi”, u shpreh Doda, deklaratë e cila bëri xhiro në media.
REAGIMI I HAJDARMATAJT:
Për Barbarën dhe shumë të rinj që i janë bashkuar Partisë Demokratike.
E dashur Barbara Doda.
Nuk të ndoqa dot mbrëmë, por e mora vesh nga shumë mesazhe që më vinin nga miq, që ndër të tjera më kishe cituar mua si modelin tënd në politikë.
Ti dhe disa kandidat të tjerë keni moshën e fëmijëve tanë sot, por edhe ne kishim moshën tuaj kur u bëmë pjesë e Lëvizjes Historike të Dhjetorit ’90.
Për ne nuk ishte e lehtë atëherë, por as për ju nuk është e lehtë tani.
Ti, kandidatja 20-vjeçare e PD, ke marrë një detyrë jo të lehtë, në këtë prag vere.
Në vend që të filloje planet për të shijuar pushimet, ke zgjedhur të sfidosh mosbesuesit e paragjykuesit, se të rinjve nuk mund t’u lihen çështje të mëdha në dorë si politika.
Në fakt, 20-vjeçaret si ty po guxojnë sot të sfidojnë dëshpërimin dhe dyshimin e madh se ky vend nuk bëhet.
Prandaj të përgëzoj me shpirt që pranon të tejkalosh dhe vetveten duke i hyrë një përballjeje të re, që nuk ta mëson dot asnjë universitet, atë të përballjes me publikun, median, politikën apo edhe me bashkëmoshatarët.
Për të gjitha këto sfida, modeli yt, që tani është një fitore e madhe.
Duke të falënderuar edhe një herë, dua të të siguroj se do të jem gjithmonë atje në terren, për të përkrahur e për të dhënë besim se dhe në politikë ku ka shumë të panjohura e të pamundura, TI MUNDESH, kur ke pasion e humanizëm.
Paç bekimin e Zotit dhe të prindërve që të kanë edukuar kaq mirë.
P.S për të gjithë ata që lajm përbënte fakti që Barbara i ishte drejtuar me “xhaxhi” kryetarit të degës dua t’u them se PD krenohet me këto modele të rinjsh dhe të rejash që edhe pse shumë herë u gdhinë mbi projekte e jo te ndonjë pallat ish-ministri, përsëri ishin me ne në çadrën e Lirisë…e në vend të joshen me ndonjë smartfon apo kamping, i’u bashkuan kauzës sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.