Një komision parlamentar britanik propozoi një masë për të parandaluar ”Fake news” që i detyron kompanitë si Facebook, Google apo Twitter për të paguar një taksë, dhe duke i pajisur ato me një status të ri ligjor për forcimin e përgjegjësisë së tyre.
Komisioni për Dixhitalizimin, Kulturën dhe Mediat (DCMSC) i Dhomës së Komunëve bëri të ditur me anë të një raporti se ne po përballemi me një krizë në lidhje me përdorimin e të dhënave në internet dhe manipulimin e të dhënave personale.
Në këtë botë dixhitale në zhvillim të shpejtë, kuadri aktual ligjor nuk është më i përshtatshëm, konstatoi Komisioni, i cili në muajt e fundit ka zhvilluar seanca të shumta dëgjimore për të matur fenomenin e ”fake news” dhe vlerësuar ndikimin që ka patur ai në zgjedhjet e fundit në Britaninë e Madhe./atsh