Loading...

KOLONELI I PD TREGOI “DHËMBËT”…POR NË FUND ‘FITOI’ PROKURORIA!

[sgmb id=”1″]

Ka dështuar tentativa e Ministrit të Brendshëm teknik, Dritan Demiraj, për të penguar oficerët e Policisë Gjyqësore, që të sekuestrojnë disa prozhektorë, që dyshohet se shkaktuan helmimin e dhjetëra personave në mitingun hapës të fushatës elektorale të Partisë Demokratike, të shtunën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ministri u filmua teksa në kundërshtim me urdhrin e prokurorit, u kërkonte oficerëve të Policisë Gjyqësore që të mos i sekuestronin prozhektorët, edhe pse shërbenin si provë në hetimin e një ngjarje që konsiderohet si vepër penale, pasi nevojiteshin të nesërmen për mitingun e një partie politike.

Oficeri: 11 kam unë këtu, aq sa kanë qenë në miting. 

Ministri Demiraj: Po pra, por s’mund t’i marrësh të 11-ta se nesër ka miting subjekti politik. Ne nuk jemi këtu për të penguar subjektet politike.

Oficeri: O shef, ne kështu na kanë thënë…më ka thënë prokurori

Ministri Demiraj: Kthejini shpejt, shpejt. Urgjent! Kthejini mbrapa, vetëm 1 do merrni.

Por pavarësisht ndërhyrjes së Ministrit të Brendshëm teknik Demiraj, në hetimin e nisur nga Prokuroria, me qëllimin për të pënguar oficerët e Policisë Gjyqësore që të sekuestrojnë provat materiale, vendimi i Prokurorit është zbatuar.

Televizioni Klan ka siguruar procesverbalin për sekuestrimin e provave, që mban datën 28 Maj, ora 23:00.

Në të thuhet se 11 prozhektorë, apo ndriçues që në gjuhën teknike quhen “Skaf”, janë sekuestruar, pasi ka rrezik të ndryshojnë ose humbasin.

Një kopje e procesverbalit i është dërguar Prokurorit.

Ai është firmosur edhe nga subjekti që i kishte prozhektorët dhe i ankohej Ministrit se me sekuestrimin e tyre do të mbetej pa bërë mitingun elektoral të subjektit që e kishte pajtuar.

Ministri i Brendshëm teknik nuk ka dhënë ende shpjegime pas publikimit të pamjeve filmike, se me ç’të drejtë ndërhyri për të penguar një proces hetimor të nisur nga Prokuroria, duke vepruar ndryshe nga sa përcaktojnë kompetencat e tij dhe për se ç’motiv gjendej ai në mesin e procedurave të një hetimi penal, që nuk ka kurrfarë lidhje me objektin e punës së tij.

 

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com