Qendra Kombëtare për parashikimin dhe monitorimin e rreziqeve natyrore bën të ditur se rreziku nga zjarret në vendin tonë paraqitet pa probleme gjatë fundjavës, edhe pse temperaturat do të kalojnë mbi 30 gradë celsius. Kushtu, sipas kësaj qendre, pranë Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, gjatë pasdites së të shtunës dhe të dielën, parashikohet rrezik i ulët për zjarre në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Berat, ndërsa për qarqet Fier dhe Vlorë, pritet rrezik “i moderuar”. Ndërkohë, qarqet e tjera nuk kanë asnjë rrezik për zjarre.
Në lidhje me parashikimin e reshjeve në vend, pasditen e së shtunës dhe të dielën priten reshje të dobëta në shumicën e qarqeve të vendit. Në zona shumë të izoluara, reshjet mund të shoqërohen edhe me shtrëngata, më të mundshme në zonat kodrinore-malore dhe në zonat pranë tyre gjatë pasditeve.
Të dielën temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius në zonat e ulëta, 30 gradë në bregdet dhe 26 në zonat malore. /atsh