Loading...

Lindita Nikolla anullon rritjen e rrogave të mësuesve !

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, nëpërmjet një statusi në facebook, shkruan se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, nuk lë rast pa i nënvlerësuar, përçmuar dhe denigruar mësuesit. Sipas deputetit, Nikolla nëpërmjet një akti normativ ka anuluar rritjen e pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë, akt të cilin ai e quan të turpshëm dhe që përsëritet çdo vit.

”Si askund dhe si asnjëherë tjetër, mësuesi shqiptar, arkitekti i së ardhmes së kombit, vazhdon të konsiderohet si “bishti i kavallit”, të trajtohet si “i dorës së tretë” e të përçmohet progresivisht. përgjatë këtyre viteve ministria e arsimit e drejtuar nga nikolla ka ndjekur e ka instaluar ndaj mësuesve tre linja sjellje të kthyera në norma”, shkruan Boçi.

Postimi i plotë

si askund dhe si asnjëherë tjetër, mësuesi shqiptar, arkitekti i së ardhmes së kombit, vazhdon të konsiderohet si “bishti i kavallit”, të trajtohet si “i dorës së tretë” e të përçmohet progresivisht.

Përgjatë këtyre viteve ministria e Arsimit e drejtuar nga Nikolla ka ndjekur e ka instaluar ndaj mësuesve tre linja sjellje të kthyera në norma.

  1. politizim të skajshëm të tyre. kjo, nëpërmjet emërimeve politike të tyre e drejtuesve të shkollave, jashtë çdo standarti. tërheqjes pothuaj me dhunë drejt votës së imponuar. marrjes zvarrë në promocione politike. angazhim ekstrem në përcjelljen e përkrahjes qeveritare.

  2. varfërim absolut ekonomik. heqje e pagës se 13 dhe shpërblimit të fundvitit. refuzim i pagesave për distancën kilometrike të shkollave. mosnjohje financiare e shkallës së vështirësisë për lëndë të caktuara. sigurisht dhe mohim absolut i rritjes së pagës.

  3. depersonalizim permanent. kjo nëpërmjet kalvareve burokratike të testeve pa fund, të letrave idiote që mbushin kot. të kërcënimit të vazhdueshëm për vendin e punës. të lënies në dorë të fatit të tyre, drejtorëve të komanduar e militantë. të mosnënshkrimit për vite me rradhë të kontratës kolektive. të ndryshimeve ligjore që godasin statusin e tyre.

E gjtha kjo sheqeroset me letra ngashëryese të ministres dhe me epitete inflacioniste që hidhen në publik vend e pa vend si “të dashur” “të bukur” “të mirë”. ndërkohë që pas shpine mësuesit i nxirret gjuha e i shtrëngohet rripi.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com