[sgmb id=”1″]
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Kavajës, Dorjan Murati është ‘masakruar’ nga ndjekesit në rrjetet sociale pas një statusi në profilin zyrtar të ‘Facebook’ te fushates, pasi ajo që u vu re më shumë se sa përmbajta ishin gabimet e shumta drejtshkrimore.
Shumë prej ndjekësve e quajtën analfabet dhe injorant, por disa nga repilakave kandidati për bashkinë e Kavajës ka zgjedhur t’u përgjigjet.
“Jepi drejtimin e duhur vetes dhe fillo të mësosh të shkruash gjuhën shqipe, pastaj merru me Kavajën”, i shkruan një prej ndjekësve.
Por pas këtyre komenteve, kandidati i PS nuk ka qëndruar indiferent, ndërsa është shfajësuar duke shkruar se kishte shumë emocione.
“Nuk kam qenë mirë emocionalisht, po ca rëndësie ka. Thelbi i asaj që doja të thoja kuptohet”- shkruan kandidati i PS, Dorjan Murati, i cili ka ndryshuar edhe foton e profilit.