Loading...

Ilir Latifi sfidon më të mirët e UFC-së, do titullin kampion

Sportisti shqiptar i arteve marciale, Ilir Latifi, kërkon një duel të vështirë për të kapur majat në UFC. Pasi Daniel Cormier shkroi historinë duke u bërë i dyti luftëtar që fiton titullin kampion i UFC në dy pesha të ndryshme, Iliri ka bërë thirrje për një ndeshje ndaj DC në peshën “light-heavyweight”.

Por dy kandidatë potencialë për Cormier janë Anthony Smith dhe Corey Anderson, të cilët mundën Shogun Rua dhe Glover Teixeira gjatë fundjavës së kaluar.

Corey i bëri thirrje Cormier për një sfidë dhe DC pranoi, kjo bëri që Latifi ta quante një frikacak suedezin me origjinë shqiptare.

“DC, ti nuk më përgjigjesh mua, por Corey? Të respektoj që kërkon sfida që kanë shumë të ardhura, por jo sfida më të thjeshta. Një kampion nuk sillet ashtu. Nuk do të ndeshesh me mua?

Ti e di që do të jetë e vështirë prandaj. Mos dil në pension si një frikacak, kampion.”

Cormier më në fund i kthen përgjigje: “Nuk po të shmang, edhe ti do e marrësh racionin tënd. Të gjithë ju. Më thuaj ku dhe kur. Do të vij…”

Në fund, Latifi sfidon edhe ish-kampionin Jon Jones: “Kur të kthehesh, eja të ndeshemi.”

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com