Loading...

I nxin jetën ish-të fejuarës dhe miqve të saj: ‘Kokrra e k*rvës, shkon me lekë me të tjerë…’

[sgmb id=”1″]

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burg një 30- vjeçar, të akuzuar për “përndjekjen” e ish-të fejuarës së tij, shkruan “Panorama”.

Sipas Gjykatës, i pandehuri Ilir S. nuk ka pranuar ndarjen nga e fejuara dhe e ka kërcënuar atë duke i kërkuar me ngulm vijimin e lidhjes.

Përveç “terrorit” që ka ushtruar ndaj ish-të fejuarës, ai ka kërcënuar me SMS, si edhe ka kryer veprimet të dhunshme edhe ndaj personave me të cilët ajo shoqërohej.

KERCENIMET

Referuar vendimit të Gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “Panorama”, i pandehuri Ilir S. është kallë- zuar nga ish-e fejuara e tij, shtetasja me iniciale K. N. Para oficerëve të Policisë Gjyqë- sore, ajo ka rrëfyer se ka qenë e fejuar me të pandehurin Ilir S. për një periudhë kohore prej afro tre muajsh, e mandej janë ndarë.

Me kërkesën e të pandehurit, ata janë rilidhur përsëri, por këtë radhë pa dijeninë e familjeve të tyre. Kjo lidhje ka vijuar edhe për 10 muaj të tjerë. Sipas vendimit të Gjykatës, për shkak të dhunës fizike e psikologjike të ushtruar prej të pandehurit, në fillim të muajit qershor 2016, kallëzuesja e ka shkëputur lidhjen me të pandehurin.

Ndonëse raporti i tyre ka përfunduar, i pandehuri ka ngulmuar që lidhja të vazhdojë, duke i kërkuar takim dhe duke e kërcënuar atë. Përveç kallëzueses, i pandehuri Ilir ka kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, por edhe me telefonata e SMS një djalë dhe një vajzë, miq të kallëzueses, të cilëve u ka thënë: “…mbani mend se çfarë kam për t’ju bërë unë, s’keni punë me…”.

GRUSHT SHOKUT

Sipas Gjykatës, përveç kërcënimeve në telefonata apo SMS, i pandehuri ka ndërmarrë edhe veprime fizike ndaj personave me të cilët shoqërohej ish-e fejuara e tij. Një episod i tillë është shënuar në qershor të vitit 2016. Ai ka shkuar në një bar përballë universitetit ku studionte kallëzuesja, në një kohë ku aty ishte ish-e fejuara e tij nën shoqërinë e M.M., një shoku të saj.

Në atë moment para lokalit, i pandehuri ka parkuar automjetin e tij “Mercedes Benz”. Pasi ka dalë nga automjeti, i pandehuri i ka thënë atij që të dilte nga lokali “për një punë që kishte me të”. Fillimisht nga lokali ka dalë kallëzuesja, por i pandehuri i ka thënë: “Nuk kam punë me ty, thirra atë”.

Pasi personi që po pinte kafe me kallëzuesen ka dalë jashtë, i pandehuri e ka goditur me shuplakë në fytyrë duke i thënë: “…mos të të shof më me K.N.”. Pastaj i afrohet sërish e godet me grusht dhe i thotë: “…mbaje mend mirë këtë targë, se do e mësosh kush jam…”.

“HAJDE NE HOTEL”

Sipas Gjykatës, në të njëjtën ditë, i pandehuri i ka dërguar SMS kallëzueses duke i kërkuar takim, por kjo e fundit nuk ka pranuar. Gjatë kësaj kohe, ajo ia ka treguar këtë fakt edhe një shokut të saj, të cilit i ka treguar dhe për veprimet e mëparshme të të pandehurit.

Më vonë ata janë takuar në një lokal pranë qendrës së Tiranës. Pasi janë takuar, i pandehuri i ka kërkuar asaj të shkojnë në hotel. Sipas Gjykatës, kallëzuesja nuk ka pranuar, por i pandehuri ka këmbëngulur, duke e kapur nga krahu e duke i thënë “hajde se të q… robtë”.

Në një kohë që i pandehuri ka vazhduar t’i bërtasë, ta kërcënojë dhe ta tërheqë nga krahu, kallëzuesja ka reaguar duke e qëlluar me shuplakë në fytyrë. I pandehuri menjëherë i është kundërpërgjigjur dhe e ka gjuajtur edhe ai kallëzuesen në fytyrë dhe i thotë: “…ti kokrra e k… shkon me lekë me të tjerë…”.

PERPLASJA ME SHOKET

Në një moment kallëzuesja ka mundur t’i shkëputet nga dora të pandehurit dhe ka vrapuar për t’u larguar, ndërsa i pandehuri e ka ndjekur nga mbrapa. Në këtë moment kallëzuesja i ka bërë një shenjë shokut të saj, i cili ishte nën shoqërinë e dy vetave të tjerë pranë të njëjtit vend.

Ai ka ndërhyrë për të ndërprerë veprimet e të pandehurit dhe më pas është ndihmuar dhe nga dy shtetasit e tjerë. I ndjerë i kërcënuar, i pandehuri është futur në ambientin e brendshëm të një lokali, ku ka qëndruar deri në ardhjen e policisë. Gjatë kësaj kohe, tre personat në fjalë kanë tentuar ta sulmojnë, por nuk janë lejuar nga pronari i lokalit.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com