Vëzhguesve të qiellit do t’i ofrohet sot eklipsi më i gjatë i hënës së përgjakur në gjithë këtë shekull.
Eklipsi është i dukshëm nga Europa, Lindja e Mesme, Afrika, Australia, pjesa më e madhe e Azisë dhe Amerika e Jugut. Në rajonin tonë, ai do të mund të shihet rreth orës 22.00. Po sonte dhe gjatë ditëve në vijim, marsi do të jetë në pikën më të afërt me tokën që nga 2003, dhe do të jetë i dukshëm në formën e një ylli të shndritshëm të kuq, kur qiejt të jenë të pastër.
Sipas shkencëtarëve, shfaqja e marsit në të njëjtën kohë me eklipsin hënor, nuk është e vetmja koincidencë. Bëhet fjalë sipas tyre për një procesion planetësh, një renditje e fqinjëve tanë qiellorë që do ti ofrojë vëzhguesve të qiellit një shikim veçanërisht të rrallë të Afërditës, Jupiterit, Saturnit dhe marsit./atsh