Një shpërthim me lëndë eksplozivë ka ndodhur pak pas mesnate në banesën e shtetasit Xh. D sipas policise. Panorama meson se banesa eshte e shtetasit Gazmir Daci, i cili ndodhet ne burg aktualisht pasi është dënuar me 35 vite burg për vrasjen e vëllezëve Kolaveri.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të konflikteve që ka pasur Daci.
Informacion paraprak nga Policia
Më datë 27.07.2018, rreth orës 01:36 në rrugën “Martin Cami”, në banesën e shtetasit Xh. D., ka ndodhur një shpërthim nga lëndë e dyshuar eksplozivë, ku ka patur vetëm dëme materiale.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes./korrieri