Disa histori personale përshkruajnë në mënyrën më të dhimbshme tragjedinë e zjarreve që shkatërruan një pjesë të mirë të Attica-s Lindore, duke kushtuar jetën e dhjetëra qytetarëve, plagosjen e qindra të tjerëve dhe shkatërrimin e mbi dy mijë shtëpive.
Historitë janë aq të gjalla sa pamja e tokës së djegur që është tani në Mati dhe Neos Voutzas, fotografitë e makinave të djegura, shtëpitë e shkatërruara, pamjet e njerëzve që qëndrojnë në ujë për të shpëtuar veten nga flakët e pamëshirshme.
‘Unë pashë nënën time të djegur deri në vdekje’
Thanasis Moraitis, ishte me pushime me nënën, gruan dhe fëmijën në Mati, u përball me një dilemë të tmerrshme: Të shpëtojë nënën e tij 90-vjeçare apo pjesën tjetër të familjes së tij?
Duke qarë, gjatë kohës që po jepte një mostër të ADN-së në mënyrë që të mund të identifikoheshin eshtrat e nënës së tij, Moraitis përshkroi se si duhej ta linte nënën e tij prapa në makinë, pasi ajo nuk mund të ecte.
Ai tha se flakët po i afroheshin shpejtë makinës. Ai mori gruan dhe fëmijët e tij dhe vrapoi drejt detit.
Ai u kthye mbrapa dhe vëzhgoi për herë të fundit si nëna e tij u zhyt në flakë.
‘Unë nuk kisha as kohë për të bërtitur një lamtumirë të fundit’, -tha ai.
Familja kaloi shumë orë në det para se të shpëtoheshin.