[sgmb id=”1″]
Një operacion policor i ngjashëm me një skenar filmash ka ndodhur mesditën e së martës në Tiranë. Një mjeti “Touareg” i është bërë shenjë nga Policia Rrugore që të ndalojë, pasi ka qenë duke ecur në kundravajtje, por mjeti nuk i është bindur policisë dhe ajo është vënë në ndjekje të tij.
Personi i cili ka rënë në pranga të policisë është tropojani Taulant Necaj, 35 vjeç, banues në Tiranë. Ai lëvizte me automjetin “Touareg”, ku është ndjekur nga policia mesditen e sotme.
“Panorama” mëson se personi në fjalë ka qenë në hetim nga Policia e Shkodrës dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda për shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie.
Ai është denoncuar nga një vajzë, të cilës i bënte shantazh me një foto intime bashkë me një shokun e tij, duke i kërkuar para, në mënyrë që të mos i publikonte foton.
Për këtë arsye ai ka qenë në ndjekje nga policia dhe është ndaluar në Tiranë. Arrestimi është bërë për kundërshtim dhe mosbindje ndaj urdhrit te policisë por nuk i është gjetur arme me vete.
Aktualisht po pritet qe te vijnë oficere nga policia e Shkodrës qe ta marrin ne pyetje.