Operacion i madh në magjistraturën turke, pas marrjes së postit nga Recep Tayyip Erdogan në krye të shtetit, me fuqi të reja mbi ekzekutivin, raporton agjencia turke e lajmeve, Anadolu Agency.
Dhoma e Gjykatësve dhe e Prokurorëve (HSK), e riformuar me hyrjen në fuqi të sistemit presidencial, ka transferuar 3 320 gjyqtarë dhe prokurorë, nga të cilët më shumë se 3 000 në gjykatat e shkallës së parë dhe 301 të punësuar në administratën e gjykatës.
Ndryshimet e rëndësishme kanë ndodhur në emërimin e drejtuesve të rinj të gjykatave të Ankarasë dhe Smirnit si dhe në disa qendra të jugut me shumicë kurde.
Magjistratura ishte një nga sektorët më të goditur nga Erdogan, pas grushtit të dështuar të shtetit të 15 korrikut 2016, me dyshimet e infiltrimit të personave të lidhur me rrjetin e Fethullah Gylenit./ atsh