[sgmb id=”1″]
Nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emision ‘Top Story”, ka zbuluar se pse Ilir Meta një ditë pas marrëveshjes së arritur Rama- Basha, i shkoi në zyrën e Berishës.
“Ilir Meta nuk ishte me çadrën, por ama nuk donim asesi të shkonim në zgjedhje pa opozitën.
Ne kemi ushtruar deri në fund ‘presioni’, për tu ulur dhe për ti bashkuar. Me 17 maj Vasili dhe PDIU i ftuan dhe i detyruan dy partitë e vjetra për të biseduar. Qeveria e besimit që propozoi Ilir Meta është ajo që po na çon drejt zgjedhjeve të 25 qershorit.
Ne duhet që ta harrojmë arrogancën në politikë dhe të jemi më shumë ne realitet. Rama nuk kishte pse ta provokonte Bashë që do tu çonte kutitë në çadër. Ndërsa nga ana tjetër Basha kërcënonte se nuk do të futej në zgjedhje”, tha Kryemadhi.
Vasili i shkruajit shumë Ramës por nuk iu përgjigj?
Vasili flet shumë hapur me Ramën dhe me Partinë Socialiste.
Unë besoj se Ilir Meta është një nga iniciatorët e marrëveshjes Rama-Basha.
Ne i lamë vetëm mandatin e Ministrisë së Drejtësisë. Ne ishim të gatshëm që të linim dhe mandate të tjera. Politika është e pallogaritshme dhe sjell dhe rezultate të tilla.
Pse sa herë ka një krizë Ilir Meta shkon tek Berisha?
Jam e bindur që ai ka vajtur për ta falënderuar Berishën për zgjidhjen e krizës.
Berisha ka qenë një nga negociatorët për zgjedhjen e krizës?
Unë mendoj që po.