Rrjeti informative britanik BBC ka njoftuar se do të paguajë 850 000 stërlina dëmshpërblim në favor të Cliff Richard, 77 vjeç, legjenda e muzikës britanike pop, pasi BBC u akuzua për shkelje të ligjit privatësisë.
Lajmi i saj i bujshëm për dyshime për pedofili nga ana e Richard rezultoi i rremë.
Kjo shumë i shtohet dëmshpërblimit tjetër prej 210 000 stërlinash, të caktuara më 18 korrik nga gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Anthony Mann./ atsh – ansa